18:57 / 29.01.2020
Daniel Sturridge rikthehet në Angli
Sulmuesi anglez Daniel Sturridge duket se do të rikthehet në Angli.
Sipas mediave angleze, Sturridge, i cili aktualisht është pjesë e klubit turk, Trabzonspor, kërkohet nga Aston Villa.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Liverpool, me Trabzonspor ka edhe 18 muaj kontratë, mirëpo, siç raportohet, anglezi mund të transferohet tek Aston Villa.
Trabzonspor tashmë ka marrë ofertën e skuadrës anglez në vlerë prej 5 milionë euro për 30 vjeçarin, i cili këtë edicion të garave, me skuadrën ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.























