19:00 / 29.01.2020
Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje me Fernandes
Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Bruno Fernandes.
Fernandes këto javë ka kërkuar nga Sporting Lisbon të largohet me dëshirën për një sfidë më të vështirë.
Një gjë të tillë është arritur para pak minutave dhe është konfirmuar nga “Djajtë e Kuq”.
Gjithashtu klubi portugez i ka dhënë lamtumirën mesfushorit përmes një postimi në Twitter.
Për United ky është lojtari i tretë i transferuar nga Sporting, ngase më herët ka transferuar Cristiano Ronaldon në vitin 2003 dhe Nanin në vitin 2007.























