Suso kryen testet mjekësore te Sevilla
BKT
Sport

Suso kryen testet mjekësore te Sevilla

Jesus Suso tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Sevillas.

Të mërkurë futbollisti i përfaqësueses spanjolle ka qenë në zyrat e klubit andaluzian për të mbyllur marrëveshjen me Sevillan ndërsa ka kryer edhe vizitat mjekësore në llogari të klubit nga “Ramon Sanchez Pizjuan”.

26-vjeçari është transferuar te Sevilla në formë huazimi për 18 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e klubit andaluzian për një shifër që varion te 20 milionë eurot.