“Perez do largohet këtë javë”
BKT
Sport

“Perez do largohet këtë javë”

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka folur lidhur me të ardhmen e sulmuesit, Carles Perez.

Perez që një kohë është i lidhur me transferimin te Roma dhe sipas disa raportimeve është arritur marrëveshja.

Setien ka pranuar se ka biseduar me spanjollin dhe vendimin është marrë.

"Carles Perez mori vendimin. Kur bisedova me të isha i qartë, vendimi është marrë nga klubi dhe unë dhashë mendimin tim. Perez e di çfarë i kam thënë dhe në fund besoj që është vendimi i duhur", deklaroi ai.

21-vjeçari këtë sezon ka qenë titullar në shtatë kurse derisa ka bërë 12 paraqitje.