19:48 / 29.01.2020
Giroud te Totenham?
Lëndimi i Harry Kane ka detyruar drejtuesit e Tottenhamit të hidhen në merkato për t’i siguruar trajnerit Mourinho një përforcim ideal për repartin e avancuar.
Sipas mediave angleze, Spurs-at janë futur fuqishëm në garë për kartonin e Olivier Giroud të Chelsea-t, të cilit i kanë ofruar një kontratë për një vit e gjysmë.
Francezi kërkohet edhe nga Interi, por zikaltrit i kanë shtyrë bisedimet për në merkaton e verës, kështu që kalimi te Tottenhami që në janar duket një mundësi konkrete, pasi 33-vjeçari kërkon të aktivizohet sa më shumë për t’u grumbulluar me Francën për “Euro 2020”.























