Eminem thyen tjetër rekord me albumin e ri
Eminem debuton i pari në tabelën e “Billboard” me albumin “Music to be murdered by”.
Eminem publikoi albumin surprizë të enjten mbrëma dhe tashmë kryeson tabelën “Billboard 200”, shkruan CNN.
Albumi i titulluar, “Music to Be Murdered By”, pason albumin e fundit të Eminem, “Kamikaze”, i cili u publikua më 2018.
Që nga lansimi i albumit të ri më 17 Janar, ai kishte më shumë se 218 milionë transmetime, sipas Nielsen Music.
Ky album është i dhjeti me radhë i reperit që arrin të zë vendin e parë të tabelës.
Kjo e vendos Eminem në të njëjtën kategori si The Beatles, Jay-Z, Bruce Springsteen, Barbra Streisand dhe Elvis Presley.
Reperi u akuzua se u tall me sulmet në Manchester në koncertin e Ariana Grandes, por e mohoi këtë gjë përmes jë deklarate në rrjete sociale.























