11:03 / 30.01.2020
Lirim Gula, kosovari i parë që kalon Atlantikun me varkë të vogël
Kosovari i parë që ka kaluar Oqeanin Atlantik me varkë të vogël për mision humanitar është Lirim Gula, me origjinë nga Kaçaniku, por që jeton në Angli.
Ai së bashku me shokët e tij e bëri këtë për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta. Konkretisht ky veprim u realizua me qëllim që të mbledhin para për fëmijët me kancer.
Qëllimi i Gulës po ashtu ishte për shkak se një shok i ngushtë i tij kishte vdekur vite më parë nga kancer.
























