Rita Ora tërheq vëmendjen në kopertinën e revistës `Love`
BKT
Magazina

Rita Ora tërheq vëmendjen në kopertinën e revistës `Love`

Ajo nuk heziton aspak të tregoj figurën e saj të përsosur.

Rita Ora ngacmoi ndjekësit me fizikun e saj të bujshëm në kopertinën e revistës LOVE.

Krijuesja e hitit Hot Right Now, 29 vjeçarja dukej fenomenale në paraqitjen e saj, veshja e së cilës ishte mjaft transparente.

Rita ishte një vizion i bukurisë, ndërsa kishte veshur një fustan të shkurtër i cili lidhej tek qafa.

Këngëtarja në këtë paraqitje u shfaq me flokët ngjyrë gështenjë me shkëlqim ku dilnin në pah tiparet mahnitëse të fytyrës, ndërsa kompletoi pamjen e saj me një palë çizme.

Ndërkohë, MailOnline kohët e fundit raportoi se pasuria e Ritës është dyfishuar në vetëm 12 muaj në 10.2 milionë dollarë falë një përzierje fitimprurëse të muzikës, marrëveshjeve të reklamave dhe investimeve në pronë.

 


MË SHUME NGA Magazina