12:21 / 30.01.2020
Nisma i shkon në takim Përfaqësuesit të Lartë
Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të marrë pjesë në takimin e sotëm me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë konfirmuar për Express burime brenda partisë.
Takimi do të mbahet në ora 12:30 në Kuvend të Kosoëvs, derisa, Borell është e paraparë që të takohet me të gjitha subjektet politike në vend.
Pak më parë përmes një konference për media se nuk do të shkojnë në takim e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se nuk do të marrin pjesë si gjest politik dhe mesazh se takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja.























