Haradinaj tregon pse nuk po merr pjesë në takim me Borrellin
BKT
Lajme

Haradinaj tregon pse nuk po merr pjesë në takim me Borrellin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mirëpret vizitën e përfaqësuesin e BE-së, Josef Borrell në Republikën e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se takimi me Borellin ishte i pamundur të akomodohej në agjendën e tij për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Postimi i plotë:

Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë.

Propozimi nga BE-ja për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohej në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj.

RH


MË SHUME NGA Lajme