Piatek kryen vizitat mjekësore te Hertha e Berlinit
BKT
Sport

Piatek kryen vizitat mjekësore te Hertha e Berlinit

Milani dhe Hertha e Berlinit kanë përfunduar operacionin e transferimit të Krzystof Piatek. Klubi gjerman ka vënë në pjatë 27 milionë euro për qendërsulmuesin polak, i cili ka mbetur në hije në muajt e fundit.

Hertha ka përkufizuar edhe detajet e fundit për akordin me lojtarin, i cili, i vetëdijshëm se nuk po ia del te kuqezinjtë, është nisur drejt kryeqytetit gjerman, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore. Piatek shkon në Berlin me një rrogë të dyfishuar, pasi do të fitojë 4 milionë euro në sezon nga 2 që merrte te Milani.

Pas largimit të Jesus Susos (zyrtar huazimi te Sevilla për 18 muaj, me të drejtën e blerjes përfundimtare për 21 milionë euro, plus 3 të tjerë në formë bonusesh, që kthehet e detyrueshme në bazë të disa kushteve për numrin e prezencave të lojtarit), edhe ai i Piatekut duket një operacion i favorshëm për Milanin, që edhe pse e bleu lojtarin për 35 milionë euro, me këto kushte pagese e përshëndet duke mos rrezikuar rëndimin e deficitit financiar. Një rezultat pozitiv, duke qenë se edhe në Kupën e Italisë, kundër Torinos, Piatek dhuroi një performancë negative.