Tension në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren
BKT
Shqipëri

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Me tension është shoqëruar fjala e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi sot në seancë plenare, ndërsa seanca u ndërpre për pak caste.

Shkak është bërë reagimi i deputetëve të opozitës, pasi kryesuesja e seancës, deputetja e PS, Vasilika Hysi nuk i ka dhënë fjalën deputetit Myslim Murrizi.

“Nuk më thua ti kur flas, harroje, më jep fjalën,” iu drejtua Murrizi nënkryetares Hysi, e cila në përgjigje kërkoi prej tij të respektojë etikën.

Pas kësaj, deputetë të tjerë të opozitës së re kanë bllokuar foltoren duke penguar foltoren/Lapsi.al/.


MË SHUME NGA Shqipëri