Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova po bëhen prindër për herë të tretë
Anna Kournikova është sërish shtatzënë.
Anna Kournikova është në pritje të ëmbël, gati dy vjet pasi ajo dhe Enrique Iglesias mirëpritën binjakët, shkruan DailyMail.
Raportohet se Anna Kournikova është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.
Ish tenistja – e cila ka binjakë dyvjeçar, Lucy dhe Nicholas, me partnerin Enrique Iglesias, pritet të mirëpresë fëmijën e saj të tretë muajt e ardhshëm.
Çifti nuk i kanë komentuar lajmet rreth shtatzënisë, por fotografitë e siguruara nga revista spanjolle “Hola”, shfaqën dyshen në një varkë në Miami, teksa 38-vjeçares i vërehej barku i rrumbullakosur.
Nuk është e çuditshme pse dyshja e kanë mbajtur të fshehur këtë gjë, pasi njësoj kishin vepruar edhe me binjakët.
Çifti thuhet se filluan lidhjen në vitin 2001, pasi ishin takuar në xhirimet e videoklipit të “Escape”.
Enrique tenton që gjithmonë ta mbajë jetën personale larg vëmendjes së medieve, ai shumë rrallë ndan fotografi me fëmijët në Instagram.
























