Emre Can zgjedh Borussia Dortmundin
BKT
Sport

Emre Can zgjedh Borussia Dortmundin

Mesfushori turko-gjerman Emre Can është bërë më klub të ri.

Një ditë para mbylljes se tregut të janarit, reprezentuesi gjerman është larguar nga Juventusi dhe është transferuar tek gjiganti gjerman, Borussia Dortmund.

Sipas mediave të huaja, tashmë “milionerët” e Gjermanisë kanë arritur marrëveshje me torinezët për transferimin e ish-lojtarit te Liverpoolit.

Can do të huazohet tek Dortmundi më mundësinë që skuadra gjermane në fund të këtij sezoni, ta blejë kartonin e lojtarit.