Kritikohet Dua Lipa
BKT
Magazina

Kritikohet Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u përball me kritika të shumta nga përdoruesit e Twitterit pasi publikoi një video në rrjetin social ku shihej në një klub nate duke u hedhur para striptisteve femra që po kërcenin pranë saj.

Në të njëjtin klub ndodheshin dhe këngëtaret e tjera Lizzo dhe Rosalia kishin shkuar atje pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.

Gjesti megjithatë, është perceptuar si fyes nga mjaft ndjekës, të cilat insistuan se këngëtaret nuk po jepnin një shembull të mirë, përcjell Top Channel.

Yllit të popit i kanë dalë në mbrojtje mjaft komentues të tjerë, të cilët e tërheqin vëmendjen tek fakti që artistët meshkuj, nuk i nënshtrohet të njëjtin trajtim.

Në Shtetet e Bashkuara, nuk është e pazakontë që gratë të shkojnë në klube nate. Pronari i njërit prej tyre, Nick Triantis, i tha BBC-së se klubi i tij Camelot në Washington DC, është frekuentuar nga gratë që prej hapjes në vitin 1980.


MË SHUME NGA Magazina