Rita Ora gati për projektin e parë të këtij viti
BKT
Magazina

Rita Ora gati për projektin e parë të këtij viti

Rita Ora së shpejti publikon projektin e ri muzikor.

Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që së shpejti rikthehet me këngë të re.

Ajo ka publikuar disa imazhe, të shkrepura në një veturë, ku shihej duke u argëtuar nën ritmet e muzikës.

“Mezi pres ta dëgjoni këtë”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Rita së fundi ka pozuar për revistën e njohur “Love”, ndërsa në intervistën që dha për këtë revistë, ka zbuluar të pathëna nga jeta e saj private.

Ajo kohën e fundit ka qenë e angazhuar edhe si aktore në versionin e ri të “Oliver Twist”. 


MË SHUME NGA Magazina