Pasi u zhvendosën në Kanada, Harry dhe Meghan përballen me një problem
BKT
Magazina

Pasi u zhvendosën në Kanada, Harry dhe Meghan përballen me një problem

Meghan dhe Harry tani përballen me problemet e kostos së sigurisë.

Zhvendosja e Harryt dhe Meghan në Kanada po kthehet shpejt në një polemikë të madhe, pasi një kërkesë që tatimpaguesi kanadez të mos e paguajë koston për qëndrimin e tyre mblodhi pothuajse 100.000 nënshkrime, shkruan Express.co.uk.

Sussexët kanë vendosur qëta bëjnë Kanadanë shtëpi të tyre për një pjesë të vitit, pasi u larguan nga familja mbretërore dhe morën me qira një shtëpi në ishullin Vancouver.

Sidoqoftë, pyetja se kush duhet të paguajë kostot e tyre të sigurisë 24-orëshe ende nuk është zgjidhur dhe po kërcënon të bëhet një ‘dhimbje koke’ politike serioze për kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Kostot e sigurisë për Meghan, Harry dhe Archie vlerësohet të jenë rreth të paktën 1 milion funta në vit, dhe fillimisht u kuptua që Trudeau e kishte siguruar Mbretëreshën që Kanada do të paguante një pjesë të këtyre kostove.

Kjo nxiti  reagim të shpejtë nga një grup i quajtur Federata Kanadeze e Tatimpaguesve, i cili shpërndau një peticion duke i bërë thirrje Trudeaut të refuzojë të gjitha kërkesat për fonde publike për të mbuluar marrëveshjet e sigurisë së Sussexëve.

Në kohën e nisjes, Aaron Wudrick, drejtori federal i organizatës, tha: “Kanadezët janë të kënaqur të mirëpresin Dukën dhe Dukeshën në Kanada, por e kanë bërë të qartë që taksapaguesit nuk duhet të detyrohen t’i mbështesin ata ndërsa jetojnë këtu.

“Të gjithë Kanadezët i dëshirojnë ata ashtu siç e kuptojnë ambicien e tyre për pavarësi financiare”, shtoi ai.

Peticioni u nënshkrua nga 80,000 persona brenda pak ditësh nga fillimi i tij dhe tani ka arritur pothuajse në 100,000.

Organizatorët ditë më parë bënë thirrje që numri i nënshkruesve të peticionit të arrijë shifrën 100.000.

Në atë letër, ndër të tjera shkruhet “Të nderuar përkrahës, ne i dorëzuam kryeministrit 80,000 nënshkrimet e para të peticionit tonë duke kërkuar që taksapaguesit të mos detyroheshin të paguanin faturat për Dukën dhe Dukeshën e Sussexit. Por një gjë e çuditshme ka ndodhur (përveç mediave nga e gjithë bota që raportojnë për peticionin tonë): njerëzit vazhdojnë të nënshkruajnë. Në fakt, tani po afrohemi me 100,000 nënshkrime. A mund të na ndihmoni të arrijmë në 100,000”.

Ndërsa, shtojnë se ia rikujtojnë kryeministrit Justin Trudeau se ata nuk do të paguajnë tatimet e Dukës dhe Dukeshës.

Të martën e kaluar, Trudeau u detyrua të mohojë se ai e kishte garantuar mbretëreshën se do t’ua mbulonte një pjesë të kostove të sigurisë Meghan dhe Harryt.

Ai u tha gazetarëve se nuk ka folur drejtpërdrejt me mbretëreshën, por diskutimet rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar. 


MË SHUME NGA Magazina