Hoxhaj: Pika e re kufitare Stanqiq-Bellanoc do t’i përafrojë shqiptarët
BKT
Lajme

Hoxhaj: Pika e re kufitare Stanqiq-Bellanoc do t’i përafrojë shqiptarët

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Hoxhaj ka thënë se është i lumtur që më në fund pas shumë vitesh ngecje, u hap pika kufitare Stanqiq-Bellanoc.

“Kjo pikë kufitare do t’i përafrojë edhe më shumë shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe do t’i fuqizojë edhe më shumë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

Gjithashtu, jam i bindur se do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të të dy zonave kufitare të dy komunave, Gjilanit dhe Likovës”, ka shkruar Hoxhaj.


MË SHUME NGA Lajme