Kate e mërzitur për largimin e Harryt
BKT
Magazina

Kate e mërzitur për largimin e Harryt

Që nga vendimi i Harryt për t’u ndarë nga familja mbretërore, Kate ka frikë se nuk do të jetë më e afërt me kunatin e saj si më parë.

Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry natyrisht që ka qenë i vështirë për Princin William dhe babanë e tyre, Princin Charles, por merreni me mend se çfarë?

Pavarësisht raporteve se Kate është ndie jashtëzakonisht e lënduar nga largimi i Meghanit dhe Harryt, asaj me të vërtetë po i mungon Harry dhe lidhja e mëparshme që e ka pasur para se të martohej ai.

Një raport i Us Weekly tregoi për ndjenjat e Kate prapa skenës dhe shpjegoi se Kate po ndjehet jashtëzakonisht e shqetësuar për marrëdhënien e saj të ngushtë me Harry – e cila tingëllon mjaft dramatike.

Kate ka qarë me lot për Harryn, jo vetëm për shkak të dramës që u shkaktua, por edhe për atë se ajo asnjëherë nuk do të mund të riparojë lidhjen që ka pasur me parë.

Harry më parë thoshte se Kate ishte sikur motra e madhe e tij.


MË SHUME NGA Magazina