23:12 / 31.01.2020
Frederic Veseli largohet nga Empoli, transferohet në Francë
Frederic Veseli zyrtarisht është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi është larguar nga skuadra e Empolit dhe do të provojë një eksperiencë të re në Francë, ku do të luftojë në ligën e dytë për qëndrim në kategori.
Veseli do të luajë për skuadrën e Le Mans, që nuk po kalon një moment të mirë dhe që është munduar ta përforcojë ekipin në merkaton e janarit. Klubi i Empolit ka bere me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare në Francë shkon në huazim.
Në marrëveshjen mes klubeve është rënë dakord që të përfshihet në kontratë edhe një klauzolë që i jep të drejtën Le Mans ta blejë Veselin në fund të këtij sezoni futbollistik, raportojnë mediat shqiptare.























