09:46 / 01.02.2020
Nuk anulohen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Organizatorët e Lojërave Olimpike 2020 përgënjeshtruan lajmin se kampionati ishte i rrezikuar nga përhapja e koronavirusit.
“Asnjëherë nuk kemi diskutuar për anulimin e lojërave olimpike. ‘Tokio 2020’ do të vazhdojë të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatat përkatëse, si dhe do të rishikojë çdo kundërmasë që mund të jetë e nevojshme”, deklaruan organizatorët.
Gjithashtu IOC shtoi se përgatitjet për lojërat që do të zhvillohen në 24 korrik - 9 gusht po vazhdojnë sipas planifikimeve.























