16:01 / 01.02.2020
Llapi fiton miqësoren e radhës
Llapi ka fituar miqësoren e sotme ndaj ekipit të Ulpianës, takim ky i zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
2-0 ishte rezultati pas 90 minutash lojë i këtij takimi. Mentor Zhdrella zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë për epërsinë e parë të llapjanëve. Kurse, rezultatin final e vulosi transferi i këtij afati i ardhur nga Shqipëria, Ersil Ymeri.
Skuadra e Llapit miqësoren e radhës e zhvillon ndaj liderit të Superligës, FC Ballkanit.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën në ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.























