Setien flet për Dembele, paralajmëron transferimin e madh te Barcelona
BKT
Sport

Setien flet për Dembele, paralajmëron transferimin e madh te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka thënë disa fjalë edhe për Ousmane Dembele.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Levante, trajneri ka gjetur kohë të flas edhe për yllin e skuadrës, Ousmane Dembele.

Setien nuk ka pasur mundësi ta provojë lojtarin në taktikat e tij, pasi francezi vuan nga një dëmtim. Por, trajneri e di se rikthimi i tij do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën, madje atë e cilëson si një transferim të madh.

“Ne do të bëjmë një transferim të madh me rikthimin e Dembele” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ne do të shohim se si do të ecin punët, por nuk do të nxitohemi” ka thënë trajneri, i pyetur se kur pritet të kthehet Dembele.

Ousmane Dembele sigurisht se nuk do të jetë i gatshëm të luajë nesër kundër Levante, por tifozët dhe trajneri duket se mezi po e presin rikthimin e tij.