Pep Guardiola flet pas humbjes nga Tottenham
BKT
Sport

Pep Guardiola flet pas humbjes nga Tottenham

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pavarësisht humbjes nga Tottenhami dhe diferencës prej minus 22 pikë larg Liverpulit, ka lavdëruar lojën e të përzgjedhurve të tij.

City pësoi sonte 2:0 në udhëtim me Tottenham dhe tash është rritur ‘hendeku’ me liderin e tabelës dhe duket se me këtë kanë përfunduar edhe ëndrrat e ‘qytetarëve’ për titullin e ri të kampionit të Anglisë në futboll.

Tekniku spanjoll tha për BBC se nuk ndien keqardhje që në fund të ndeshjes kundër Tottenham pësuan humbjen e gjashtë në këtë sezon.

“Do të ishte gabim të mos i lejoni lojtarët e City të ndjehen të pabesueshëm dhe fantastikë pas asaj loje, futbolli nganjëherë është i tillë.  Nuk kam keqardhje për performancën. Kemi humbur një ndeshje futbolli. Futbolli ka të bëjë me atë se sa gola shënon dhe i pranon. Sigurisht që kemi pasur shumë shanse”, tha Guardiola.

Ai tha se lojtarët e tij luajtën si duhet në gjithë ndeshjen, por përjashtimi i Oleksandr Zinchenko ndikoi në mënyrën se si ata luajtën më pas.

"Nëse do të shënonim do të ishte më mirë, por në pjesën e dytë filluam mirë dhe krijuam shanse për të shënuar dhe nuk e bëmë atë. Derisa Oleksandr Zinchenko u dërgua jashtë, pjesa tjetër ishte në rregull," u shpreh Guardiola.