Ambasada Gjermane mbështet projektin për parandalimin e dhunës
BKT
Shqipëri

Ambasada Gjermane mbështet projektin për parandalimin e dhunës

Ambasada Gjermane në Shqipëri mbështet projektin për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe drejtoresha e OJQ-së “Refleksione” Ani Ruci, nënshkruan në Tiranë kontratën mbi mbështetjen gjermane.

“Fatkeqësisht, dhuna ndaj grave është ende e përhapur në Shqipëri. Me mbështetje financiare nga ambasada gjermane, shoqata e grave “Refleksione” do të zbatojë këtë vit një projekt, i cili do trajtojë dhe do ndërgjegjësojë mbi këtë temë”, thekson ambasada e Gjermanisë.

Projekti synon të sensibilizojë shoqatat e grave, administratën lokale, përfaqësuesit fetarë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetarët, si dhe synon zbatimin e masave në 12 komuna. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri