Ambasadorja Kim dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti në Manëz
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, vizitoi javën e shkuar qytetin e Durrësit, për të shprehur solidaritetin e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për të parë se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po kontribuon në përgjigjen pas tërmetit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim vizitoi edhe një prej Hapësirave Miqësore për Fëmijët në Manzë e ngritur nga UNICEF Albania falë mbështetjes bujare nga USAID/Albania.
Gjatë vizitës, Ambasadorja Kim u takua me fëmijë dhe u njoh nga afër me punën e UNICEF, gjatë dhe pas emergjencës kryesisht në mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve.
Ajo shpërndau dhurata për fëmijët dhe vëzhgoi se si UNICEF po përdor financimin e USAID për të ndihmuar fëmijët që kanë nevojë për mbështetje pas tërmetit.























