Irina Shayk dhe Cooper, për herë të parë në të njëjtin event pas ndarjes
BKT
Magazina

Irina Shayk dhe Cooper, për herë të parë në të njëjtin event pas ndarjes

Pas katër vitesh së bashku, lidhja e modeles Irina Shayk dhe aktorit Bradley Cooper përfundoi muaj më parë.

Çifti që janë prindër të një vajze, vendosën t’i japin fund lidhjes mes tyre 7 muaj më parë dhe nuk ishin parë asnjëherë në të njëjtin ambient, deri mbrëmjen e kaluar.

Irina dhe Bradley morën pjesë në festën pas ndarjes së çmimeve “Bafta” dhe me siguri prezenca e tyre në të njëjtin ambient duhet të kenë qenë një situatë e sikletshme për të dy ish-partnerët.

Bradley u shfaq shumë elegant, i veshur me një kostum të zi, xhaketë të bardhë dhe një papion.

Gjithashtu Irina shkëlqeu e veshur me një fustan rrjete në ngjyrë mishi, të zbukuruar me disa gurë vezullues, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një varëse dhe një palë vathë diamanti.

Modelja dhe aktori nuk u fotografuan së bashku dhe nuk u panë në asnjë moment të përshëndeteshin me njëri-tjetrin.

Për herë të parë për ndarjen nga Cooper, Irina foli në numrin e ri të “Vouge” britanik vetëm pak ditë më parë.

Ajo u shpreh se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.


MË SHUME NGA Magazina