Yuri Kim: Kandidatët e BKH do t`i nënshtrohen makinës të së vërtetës
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në çertifikimin e ekspertëve të poligrafit të organizuar nga Ministria e Brendshme.
Teksa mori fjalën, ajo u ndal te reforma në drejtësi. Sipas Kim përparimi i reformës në drejtësi është një nga elementët e rëndësishëm për të ardhmen.
Ambasadorja u shpreh se ShBA do të jetë në ndihmë të Shqipërisë në këtë detyrë dhe në detyra të tjera, transmeton oranews.
‘’Përparimi i reformës në drejtësi është një nga elementët e rëndësishëm për të ardhmen. Shqipëria ka ligjin për SPAK që të gjithë t'i nënshtrohen poligrafit para se të bëhen pjesë e BKH. Një mundësi për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Njësia e poligrafit do bëjë kontrollin e kandidatëve për të qenë pjesë e BKH. SHBA do ju ndihmojnë në këtë detyrë dhe në detyra të tjera. Duhet hetimi i korrupsionit në drejtësinë penale’, ka thënë Yuri Kim























