Basha:Opozita e Bashkuar, gjithçka që hapja e negociatave të bëhet realitet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti sot në takim Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, të cilit i konfirmoi se “PD dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian të bëhet realitet sa më parë”.
Kreu i PD-së u shpreh se mori konfirmimin nga Sassoli se personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.
“Bashkimi Evropian dhe respektimi i vlerave evropiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon. Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Evropian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Evropës”, – tha Basha. /ATSh























