Metodologjia e ndjekur për të vlerësuar nevojat pas tërmetit e saktë
BKT
Shqipëri

Metodologjia e ndjekur për të vlerësuar nevojat pas tërmetit e saktë

Koordinatori i Përhershëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian J. Williams deklaroi se metodologjia e ndjekur për të vlerësuar nevojat pas tërmetit është një metodologji e rëndësishme, mjaft e shëndetshme, e përdorur në shumë vende të ndryshme të botës, e që ka rezultuar e saktë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp për raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit,  përfaqësuesi i OKB-së, Williams theksoi se “metodologjia e ndjekur mbështetet te ekspertiza ndërkombëtare në dhjetëra vjeçarë të punës që është bërë në përgjigje të fatkeqësive në botë”.

“Familja e Kombeve të Bashkuara ka dhënë kontributin e vet shumë të mirë në këtë çështje. Po ashtu, programi i PNUD që ka dekada të tëra eksperiencë në këtë fushë. Më shumë se 17 ekspertë kanë punuar për pjesë të ndryshme të raportit dhe kanë mbështetur bashkërendimin e punës. Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte ekspertët, UNICEF asistoi në sektorin e arsimit, FAO në sektorin e bujqësisë dhe UN në çështjet gjinore” , tha Williams.

Ndër parimet themelore që duhet të ndiqen në programin e rindërtimit, përfaqësuesi i OKB-së veçoi ndërtimin më të mirë të mundshëm më pas, për çfarë do lloj fatkeqësie natyrore.

Shqipëria tha ai, në indeksin botëror të riskut për fatkeqësitë natyrore është në rend të lartë për arsye të përmbytjeve, zjarreve në pyje dhe po ashtu të tërmeteve.

“Ti ndërtosh gjërat më mirë do të thotë që kurdoherë të përdoret mundësia ta zëvendësosh atë me një gjë më të mirë, më të qëndrueshme. Parimi të ndërtohet diçka më e mirë se ajo që ishte. Këtë parim do ta shikoni në të gjithë dokumentin e hartuar për rindërtimin”, tha ai.

Përfaqësuesi i OKB-së kërkoi që qeveria shqiptare të shkojë më tej, duke punuar me plane zhvillimi.

“Është e rëndësishme që objektivi të mos jetë ai që ishte më parë, pra të ndërtosh më mirë të shohësh planet e zhvillimit dhe të shikoni objektivat tuaja që kur të bëhet rindërtimi të jetë mobilizimi i duhur i njerëzve dhe të arrihet një nivel më i lartë se ai që kishit më parë”, deklaroi Williams.

Disa parime shtesë që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, sipas tij, janë teknologjitë e duhura në procesin e rindërtimit dhe të sigurohet që çështjet mjedisore merren parasysh, riciklimi, por edhe çështjet gjinore. Të mos harrojmë, theksoi ai, që në qendër të jenë njerëzit, komunitetet. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri