Japoni, koronavirusi motiv shqetësimi ekstrem për LO 2020
BKT
Sport

Japoni, koronavirusi motiv shqetësimi ekstrem për LO 2020

Kreu i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike (LO) 2020 të Tokios, Toshiro Muto pranoi sot se epidemia e koronavirusit, që po përhapet gjithnjë e më shumë në Kinë, është motiv shqetësimi ekstrem.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se përhapja e epidemisë mund të rrezikojë interesin dhe entuziazmin për këto lojëra”, tha ai në një takim të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik.

Të paktën 490 persona të prekur nga koronavirusi i ri 2019-nCoV kanë vdekur në territorin e Kinës, shumica në Wuhan dhe provincën e tij Hubei, sipas raportit zyrtar të së mërkurës. Më shumë se 24 000 raste infektimi janë konfirmuar në vend.

Lojërat Olimpike 2020 do të zhvillohen nga 24 korriku deri më 9 gusht, pasuar nga Lojërat Paralimpike nga 25 gushti deri më 6 shtator./atsh/