Itali, shkencëtaret që izoluan koronavirusin ftohen në Sanremo
BKT
Magazina

Itali, shkencëtaret që izoluan koronavirusin ftohen në Sanremo

Tre studiueset italiane që izoluan koronavirusin në spitalin Spallanzani të Romës janë ftuar në festivalin e këngës në Sanremo, deklaruan burimet.

Transmetuesi shtetëror RAI ka ftuar Rosaria Capobianchi-n, Francesca Colavita-n dhe Concetta Castilletti-n përmes ministrisë së Shëndetësisë në Romë.

Ministria deklaroi se do të ishte e vështirë për të dërguar studiueset në Sanremo për natën e hapjes së festës, por ato mund të marrin pjesë para se të përfundojë ekstravaganca vjetore të shtunën në mbrëmje./atsh/


MË SHUME NGA Magazina