Dy burra kërcënuan me ‘vrasje’ Ozilin
BKT
Sport

Dy burra kërcënuan me ‘vrasje’ Ozilin

Dy burra kërcënuan ta ‘vrasin’ Mesut Ozilin e Arsenalit dhe të ofenduan nënën e tij pasi fillimisht kërcënuan rojet e tij të sigurisë, thuhet në deklaratat që janë dhënë në gjykatë.

Kërcënuesit Salaman Ekinci dhe Ferhat Ercun mohojnë sjelljen në mënyrë kërcënuese ose abuzive në shtëpinë e mesfushorit të klubit anglez që gjendet në Londren e Veriut.

Rojtari i sigurisë Kemil Sezer tha të martën në Gjykatën e Magjistratëve Highbury Corner që ai dhe një koleg kishin mbrojtur fituesin e Kupës së Botës për disa javë pas një sulmi të panjohur me mesfushorin, transmeton lajmi.net.

I ndihmuar nga një përkthyes turk, ai i tha gjykatës se së pari pa dy burra rreth orës 7:30 të mëngjesit në 8 gusht të vitit të kaluar para se të ktheheshin rreth tre orë më vonë.

Ekinci dhe Ercun, të dy 27 vjeç, dhe të dy tifozë të Tottenham, në veri të Londrës, u paraqitën në gjykim të veshur me kostume të errëta dhe gati për gjykim mbi ngjarjen e pretenduar.

Zonja Gabay tha që Ekinci dhe Ercun u arrestuan nga rojet pasi u kthyen për herë të tretë pas mesnatës para se të thirrej policia.

Vendimi ende nuk është marrë nga gjykata.