Pas tradhtisë, Justin Timberlake mbështet bashkëshorten në projektet e saj
Martesa e tij shtatë vjeçare u vu në prove pasi Justin Timberlake, u fotografua në një shfaqje shumë të dashur me Palmer Alisha Wainwright, gjatë një nate të lumtur në New Orleans, në nëntor.
Por të hënën në mbrëmje, Justin Timberlake e mbështeti bashkëshorten e tij Jessica Biel në premierën e Los Anxhelosit për sezonin e tretë të “The Sinner”.
Çifti i cili u martua në vitin 2012 dhe kanë një djalë 4 vjeçar Silias, buzëqeshnin para kamerave ndërsa qëndruan në krahët e njëri-tjetrit.

Çifti i famshëm duket i vendosur për të siguruar botën, që marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë edhe pas “humbjes se besimit”. Në një postim që e bëri në Instagram pas ngjarjeve që i sollën atij ndarjen, Timberlake deklaroi që asgjë nuk kishte ndodhur dhe që është penduar për sjelljet e tij që kishin ndodhur për shkak të tendosjes në martesën e tij.























