Varheyi: Vendimi për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit?
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi, doli në një konferencë për mediat nga Brukseli ku foli për metodologjinë e re të zgjerimit në Bashkimin Europian.
Ai tha se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për komisionin.
''Ballkani Perëndimor është një përparësi kryesore për ne. Sot ne propozojmë hapa konkretë se si të përmirësohet procesi i pranimit në BE.
Ne mendojmë duhet që të përfshijmë më shumë shtete në monitorimin e procesit duke e shpërndarë ne disa institucione.
Proçesi duhet të jetë më dinamik në mënyrë që të zgjidhim më shumë çështjet teknike'', tha Varhelyi.
Ai u ndal edhe te zbatimi i ligjit në vende aspirante si një nga elementët kryesore ku duhet monitoruar me imtësi.
''Zbatimi i ligjit është një tjetër element ku duhet të jemi te hapur dhe duhet ta monitorjmë gjatë gjithë procesit.
Përsa i përket Ballkanit Perëndimor, nëse ato janë gati për të nisur negociatat atëherë edhe ne jemi gati. Jemi gati për të mbyllur këtë kapitull në një vit por varet dhe nga vendet aspirante dhe nga përpjekja e këtyre vende
Duhet t’i shohim më në detaje për kushtet e plotësuara ndaj duhet përfshirja e të gjithë vendeve anëtare në këtë proçes.
Pas komunikimit kemi edhe një raport për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po e ndjekim dhe mund të kemi një vendim për hapjen e negociatave përpara Samitit të Zagrebit', tha ai transmeton oranews.
Më 19 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile nga BE për çeljen e negociatave.
Qëndrimin më të fortë kundrejt çeljes së negociatave me të dy vendet e kishte Franca, ndjekur nga Holanda dhe Danimarka.
Presidenti francez Emanuel Makron do të deklaronte se e shikonte jo të arsyeshme çeljen e negociatave në atë moment dhe se duhej të aplikohej një metodologji e re për zgjerimin e unionit.























