Soreca: BE gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë në fazën e rindërtimit
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, deklaroi sot “të gjitha nivelet e administratës edhe udhëheqësve të BE-së jo vetëm në Brukesl, por edhe delegacionet e BE-së në të gjithë botën po punojnë për të arritur për të marrë premtime nga vende të ndryshme në mënyrë që Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt të jetë e suksesshme”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp për raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit, ambasadori Soreca tha se “që prej ditës së tërmetit, ne, Bashkimi Evropian ka qenë krenarë që kemi qenë motorri që kemi bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar që kemi mobilizuar solidaritetin për Shqipërinë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet edhe gjënë më të vogël të mundshme për ta ndihmuar Shqipërinë edhe në fazën tjetër”.
“Që prej 26 nëntorit ne u hasëm me disa faza, faza e arë reagim i i shpejte e qeverisë dhe arritja në Shqipëri e ekipeve të BE për mbrojtjen civile . Kjo i ndihmoi autoritetet shqiptare që të bënin të gjithë punën për sa i takon bashkërendimit të përpjekjeve të kërkim shpëtimit. Më pas erdhi faza e dytë duheshin ekipet me asistencën e nevojshme, inxhinierët e ndërtimit që qëndruan disa javë në Shqipëri për inspektimin e banesave të dëmtuar dhe duke i ndihmuar me kapacitetet e ekipeve të mbrojtjes civile të Shqipërisë. 21 vende dhanë mbështetjen e tyre për Shqipërinë shumica me anë të mekanizmit të BE-së për mbrojtjen civile dhe në fakt Shqipëria u trajtua në të njëjtën mënyrë si një shtet anëtar me të njëjtën mbështetje pa kurrfarë dallimi që do ti i ishte dhënë ndihma një shteti anëtar”, – nënvizoi Soreca.
Ne, vijoi ai, si përfaqësues të BE kjo na bën të ndihemi krenarë për solidaritetin efikasitetin për këtë mekanizëm shumë të mirë për atë që është rikonfirmuar dhe thënë shumë herë nga udhëheqës të ndryshëm të BE-së se si Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE-së për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së.
“Pas tërmetit Presidentja Ursula von der Leyen tha se ‘Bashkimi Evropian do ti qëndrojë në krah pranë Shqipërisë jo vetëm me dashuri dhe dhembshuri, por edhe me veprime’. Asnjë vend nuk është plotësisht 100% i përgatitur për fatkeqësi natyrore të këtij niveli dhe Shqipërisë i mungonin kapacitetet dhe burimet për të qenë të përgatitur. Prandaj ishte thelbësore që në mënyrë që të vlerësoheshin plotësisht dhe në mënyrë të duhur efektet e kësaj fatkeqësie natyrore duhej bërë e gjithë kjo punë, por edhe të krijoheshin infrastruktura e duhura dhe të qëndrueshme si dhe komunitete të qëndrueshme dhe kjo na sjell tek vlerësim”, – tha Soreca.
Ambasadori Soreca u shpreh se “ne kemi sjellë disa nga ekspertët me profesionistë për të bërë vlerësimin e dëmeve të tërmetit. Siç u tha 60 ekspertë ndërkombëtarë dhe shqiptarë kanë punuar pa pushim që prej datës 16 dhjetor deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Botimi këtij vlerësimi na sjell tek fillimi i fazës së tretë të ndërhyrjes që është rimëkëmbja dhe rindërtimi. Ky dokument do të ndahet me komunitetin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilëve mezi po prisnin këtë dokument që të kuptonin çfarë donacionesh do të bënin dhe çfarë do të ishin”.
“Nevojat janë mjaft të mëdha deri në shifrën 1 miliard euro dhe në më pak se dy javë në 17 shkurt Konferenca e Donatorëve organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel do të bëjë bashkë përfaqësues të më shumë se 100 vendeve dhe organizatave. Konferenca do të kryesohet nga Presidentja Ursula von der Leyen, e cila ka qenë angazhuar për prej ditës së parë për të mbështetur Shqipërinë në këtë përpjekje”, – tha Soreca.























