Pas aksidentit, pritet të ngritet padi ndaj Kevin Hartit dhe shoferit
BKT
Magazina

Pas aksidentit, pritet të ngritet padi ndaj Kevin Hartit dhe shoferit

Aksidenti i tmerrshëm që e pësuan aktori Kevin Hart, bashkë me shokun e tij që po ngiste makinën i cili ishte bashkë me të fejuarën e tij, morën gjithë vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë.

Makina e tipit “Plymouth Barracuda 1970”, ishte në pronësi të aktorit Kevin Hart, derisa po e ngiste shoku i tij, i cili pas një pakujdesie u përplas, duke rrezikuar jetën e atyre që ishin në makinë.

Sipas TMZ, ende nuk është ngirut ndonjë padi ndaj aktorit e as shokut të tij.

Madje bëhet e ditur se mund të ngrihet padi ndaj tyre për shkak të pakujdesisë si dhe mos vënies së rripit të sigurisë.

Gjithashtu pritet të ngrihet padi edhe ndaj prodhuesit të makinës, e cila nuk kishte masa sigurie siq parashihet në rast të ndonjë aksidenti.


MË SHUME NGA Magazina