Princi Charles emëron Katy Perryn ambasadore të bamirësisë
BKT
Magazina

Princi Charles emëron Katy Perryn ambasadore të bamirësisë

Ylli i pop-it, Katy Perry është emëruar nga Princi i Britanisë, Charles si ambasadore e bamirësisë.

Emërimi i Perryt, u njoftua në darkën vjetore të bamirësisë në Londër të martën dhe vjen pasi ajo u takua me princin në Mumbai vitin e kaluar dhe mësoi për punën e “British Asian Trust”, shkruan CNN.

“British Asian Trust” është themeluar nga Princi Charles, është organizatë ndërkombëtare bamirëse që adreson varfërinv dhe pabarazinë në Azinë Jugore.

Perry do të mbështesë punën e bamirësisë për të zvogëluar trafikimin e fëmijëve dhe abuzimin në Indi.

Këngëtarja amerikane tha në një deklaratë se India kishte “prej kohësh një vend të veçantë” në zemrën e saj, duke shtuar se ajo ishte e nderuar të ishte një pjesë e gjetjes së zgjidhjeve për trafikimin e fëmijëve”.

Perry, e cila është gjithashtu ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF, shtoi: “Fëmijët janë të pafajshëm dhe duhet të mbrohen”.

Organizata vlerëson se janë 5.8 milionë fëmijë në Indi që punojnë punë të detyruar dhe besohet se dhjetëra mijëra punojnë në punëtori të rrezikshme vetëm në qytetin e Jaipur.

Organizata e bamirësisë operon në Indi, Pakistan, Sri Lanka dhe Bangladesh.

 


MË SHUME NGA Magazina