Osmani: S`kam dilema për zëvendësimin e taksës, por për kohën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë për qëndrimin e saj karrshi masave ndaj Serbisë.
Ajo ka shkruar në Facebooki se s'ka dilemë për ndërrimin e masave, por ka dilema vetëm për kohën.
Postimi i plotë:
Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera.























