09:20 / 06.02.2020
Presidenti Meta në SHBA: Shqipëria, shembull i harmonisë fetare
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Në fjalën e tij Kreu I shtetit ka theksuar se "Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës", transmeton oranews.
"Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet", është shprehur presidenti Meta.























