10:58 / 06.02.2020
Dua Lipa e zë ballinën e revistës “Zeit Magazin”
Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ka arritur me sukses t’i prekë majat e top listave ndërkombëtare.
Me talentin dhe muzikën që sjell, ajo ka bërë për vete miliona fasna gjithandej nëpër botë.
Ajo jo rrallëherë përflitet edhe për dukjen e saj, gjithnjë të freskët e me një stil të veçantë.
Madje ajo shpesh ka zënë edhe ballinat e revistave të njohura nga e gjithë bota.
Së fundmi ajo ka zënë vend në ballinën e revistës së përjavshme gjermane, “Die Zeit”, e cila botohet në Hamburg (Gjermani) nga viti 1946 dhe është mjaft e njohur.























