11:53 / 06.02.2020
Mes dhimbjes, Vanessa përkujton Kobe Bryantin: “Shoku im më i mirë”
Tragjedia që i mori jetën basketbollistit legjendar Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij dhe 7 personave të tjerë, i bëri me lot në sy miliona fansa të tij gjithandej nëpër botë.
Të gjithë e përjetuan mjaft rëndë humbjen e një prej basketbollistëve dhe sportistëve më të dashur që ka njohur bota.
Por më së rëndi e kishte familja e Kobe Bryantit, sidomos gruaja e tij Vanessa dhe vajzat e saj, që humbën njeriun më të dashur të tyre.
Ajo së fundmi përmes një fotografie, mes dhimbjesh e ka përkujtuar bashkëshortin e saj.

“Shoku im më i mirë, babai më i mirë, na mungon shumë. Më mungon kur thoshe : ‘Bonjourno principessa/reina’”, ka shkruar Vanessa në postimin e bërë.























