Jay-Z tregon fjalët e fundit që kishte shkëmbyer me Kobe Bryant
BKT
Magazina

Jay-Z tregon fjalët e fundit që kishte shkëmbyer me Kobe Bryant

Jay-Z në Universitetin Columbia ka treguar se çfarë kanë biseduar për herë të fundit me Kobe Bryant.

Reperi 50-vjeçar  foli para studentëve në Universitetin Columbia të martën, kur u pyet për të folur për agjencinë e tij sportive dhe raportin e tij me Kobe Bryant,  shkruan DailyMail.

Bryant vdiq në moshën 41 vjeçare, më 26 janar, së bashku me tetë pasagjerë të tjerë kur helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua pranë Kalabasas.

Pasi u mendua , reperi filloi me: ‘Kobe ishte një djalë që më kërkoi dhe ne kemi dalë  shumë herë, ai ishte për herë të fundit në shtëpinë time për  Vitin e Ri dhe ai ishte në gjendjen e tij më të madhe e të mrekullueshme në të cilën e kam parë”.

Ndër fjalët që Kobe ia tha reperit teksa po bisedonin ishte “Ju duhet ta shihni vajzën time Gianna duke luajtur basketboll”, tha ai duke iu referuar vajzës 13-vjeçarja e cila humbi jetën bashkë me të në aksidentin e 26 janarit.

“Kjo ishte një nga gjërat më të dhimbshme, sepse ai ishte aq krenar për të”, tha Jay-Z, duke shtuar “Unë e shikova atë dhe i thashë:” Oh ajo do të jetë basketbollistja më e mirë në botë”.

Themeluesi i Tidal shtoi se Bryant ishte, “aq krenar për atë që tha”, dhe se reperi dhe gruaja e tij Beyonce e kanë përjetuar rënd humbjen e Kobe dhe Gianna.

“Kjo është e gjitha që do të them për këtë. Ai ishte thjesht një qenie njerëzore e shkëlqyeshme” përfundoi Jay-Z.


MË SHUME NGA Magazina