09:15 / 07.02.2020
Mot i vranët sot në Shqipëri
Sipas MeteoAlb, moti sot në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës. Por mesdita dhe orët vijuese do përmirësojnë motin duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në pjesën me të madhe të vendit.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.























