Lansohet versioni i ri i “Redemption Song” për ditëlindjen e Bob Marley
Legjenda e “reggae” do të mbushte sot 74 vjet dhe ditëlindja e tij po shënohet në mënyrë të veçantë.
Është publikuar një video e animuar e një prej këngëve të tij më të famshme, shkruan CNN.
Videoja e re e këngës “Redemption Song” është publikuar në kanalin e Bob Marley.
Artistët francezë Octave Marsal dhe Theo De Gueltzl përpunuan videon e re, e cila ndihmon të tregojë historinë e këngës për emancipim.
“Unë mendoj se doli e mahnitshme,” i tha Billboard vajza e Marley, Cedella.
“Ne e kaluam këtë proces gjashtëmujor me Octave dhe Theo duke e përshkuar atë faqe për faqe, duke parë gjërat dhe duke i aprovuar të gjitha”
“Redemption Song” u shfaq në albumin e fundit “Uprisin”, në studio të Marley, i cili u lansua më 1980.
Marley vdiq në 1981 nga kanceri. Ai ishte 36 vjeç.























