​Kubran Pulev ka një mesazh për Anthony Joshua
BKT
Sport

​Kubran Pulev ka një mesazh për Anthony Joshua

Kubran Pulev po tenton që përmes promotorit të tij, Bob Arum, ta zhvillojë një meç me kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.

Edhe pse oferta ende nuk është pranuar nga anglezi, Pulev tashmë ka bërë paralajmërim për Joshuan.

Ish-kampioni i dyfishtë evropian në boks i ka bërë me dije Anthony Joshuas duke i thënë se do ta mposhtë në Londër.

“Qetësohu kampion, e di që e ke të vështirë të ndeshesh jashtë vendit tënd, dhe ke plotësisht të drejt për këtë”, u shpreh 38-vjeçari.

Ende nuk ka diçka zyrtare për detajet e zhvillimit të kësaj lufte, por më shumë mundësi do të zhvillohet në Londër, saktësisht në stadiumin e ri të Tottenhamit, “Totteham Hotspur’s Stadium”.

Pulev, në 29 meçe të zhvilluara ka arritur t’i fitojë 28 prej tyre. Humbja e tij e fundit ishte ajo kundër Vladimir Klitschko.