Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir të parë do të jenë Florentina Maxhuni Muzaqi, koordinatore në AOK, Milaim Rushiti, kryetar i AOK, të cilët do të na njoftojnë për kërkimin e fondeve për ndërtim të Observeratoriumit dhe Planetariumit.

Kurse Shaqir Foniqi, autor i monografisë për Nexhmije Pagarushen, ish redaktor i kulturës në RTK, do të flasë më detajisht për ikonen e muzikës shqiptare, jetën dhe veprën e Nexhmije Pagarushes me rastin e vdekjës së saj.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme