Mesazhi i Alketa Vejsiut për shqiptarët pas prezantimit në “Sanremo”
BKT
Magazina

Mesazhi i Alketa Vejsiut për shqiptarët pas prezantimit në “Sanremo”

Alketa Vejsiu mbrëmë shkëlqeu në festivalin "Sanremo".

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu ishte zgjedhur që këtë vit të ishte bashkëprezantuese e festivalit prestigjioz në Itali.

Ajo u ngjit në atë skenë gjigante mbrëmë, ndërsa bëri krenarë gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj dinjitoze.

Madje, për prezantimin e saj kanë shkruar edhe disa prej medieve të Italisë, ku vlerësuan lart paraqitjen e moderatores.

Pas gjithë kësaj eksperience, Alketa me anë të një postimi në Instagram, ka falënderuar shqiptarët për dashurinë dhe përkrahjen që ia dhanë.

Postimi i saj:

“❤️ Jam e prekur nga dashuria e Shqiperise dhe shqiptareve! Vendi qe me beri kjo qe jam! Shqiponjave ju pelqen te fluturojne lart! Vij nga toka e shqiponjave!
Sanremo dje foli shqip dhe kjo ishte lumturia ime me e madhe!
Faleminderit te gjitheve! Zoti ju bekofte❤️”, ka shkruar ajo. 

 


MË SHUME NGA Magazina