20:35 / 07.02.2020
Basha: Beteja më jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e Misionit të KE-së në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorin 2019.
Basha thekson se “Misioni i KE-së ka deklaruar se nuk pati zgjedhje në 30 qershor dhe se pushteti vendor nuk është pluralist”.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KE që ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve”, shprehet ai.
Po ashtu Basha shton se “beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”./ATSH/























