11:53 / 08.02.2020
Performanca e Dua Lipës në “Sanremo”
Dua Lipa mbrëmë dhuroi performancë madhështore në “Sanremo”.
Dua Lipa ishte e ftuar speciale në natën e katërt të festivalit “Sanremo”.
Këngëtarja dhuroi spektakël me performancën e saj në skenën gjigante të “Sanremos”, teksa u shoqërua nga balerinat.
Pas performancës, ajo ka publikuar një album fotografish nga festivali dhe shkruan “Faleminderit Sanremo”.
Kujtojmë se Dua Lipa këto ditë po shijon suksesin e këngës “Physical”, ndërsa në prill lanson albumin “Future Nostalgia”.























